Një djalë gjashtë-vjeçar që kishte humbur prej pesë ditësh është gjetur shëndoshë e mirë thellë brenda një pylli në veri të Vietnamit.
Dang Tien Lam, i cili jeton në provincën verilindore Yen Bai po luante në një burim me nëntë vëllezërit e motrat e tij, kur ishte humbur nga sytë e familjarëve.Mrekullisht ai u gjet dje nga fermerë vendas që kishin dëgjuar të qarën e një fëmije pranë një fushe me produkte kanelle në afërsi të pyllit.
Lam, i cili ishte gjetur ulur në shkurret e produktit vendas kasava, rreth 6km larg vendit kishte zhdukur, ai ishte tepër i dobët dhe mezi qëndronte në këmbë, por nga kishte probleme të tjera përveç dehidratimit e mungesës së ushqimit.
“Jam shumë i lodhur, nuk ngrihem dot në këmbë, me merr në krahë”, kishte thënë fëmija kur ishte gjetur, sipas fermerit vendas Ly Van Nang, 52-vjeç.
Lam kishte ngrënë gjethe e fruta të egra, dhe kishte pirë ujë nga burimet, sipas mediave vendase.
Pamjet të postuara në rrjet tregonin vendasit që e përqafonin atë pas gjetjes, teksa i ofronin ushqim duke e nxjerrë nga pylli.
Ai u gjet i veshur me një bluzë e pantallona të shkurtra që ishin ndotur nga balta.
“Fëmija më tha se kishte humbur dhe se nuk gjente dot rrugën për në shtëpi”, tha Nang, sipas rrjetit vendas Dan Tri.
“Ai më tha se sa më shumë që ecte në pyll aq më shumë nuk e kishte idenë se ku ndodhej”, shtonte fermeri.
Policia tha se ishte një “mrekulli” që Lam ishte gjetur i gjallë.
“Urime për kthimin e tij të sigurt te familja,” shkruanin oficerët në një postim në Facebook ku shumë anëtarë të publikut uronin familjen e Lam dhe falënderonin grupet e kërkimit.
Zyrtarët thanë se më shumë se 150 njerëz kishin marrë pjesë në kërkimet për të voglin, mes të cilëve policë, ushtarë e vullnetarë lokalë, shkruan rrjeti BBC.