Policia e shpall në kërkim një të dyshuar për lëndim trupor

 

 

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim të dyshuarin Arsim Rashitin.

Rashiti, sipas policisë, dyshohet të jetë përfshirë në veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Fushë Kosovë, me autorizim nga prokuroria, ka publikuar fotografinë e të dyshuarit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për lokalizim të tij.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose 038 535 812” thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e vendndodhjes së personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendndodhjes së personit që shihet në fotografi.

I dyshuari Arsim (Rasim) Rashiti kërkohet për përfshirje veprën Lëndim i lehtë Trupor.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendndodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose 038 535 812.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d