Shefi i CIA-së mbërrin në Kosovë, shkon te AKI

 

 

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns ka mbërritur në Kosovë. Aeroplani me të cilin ka udhëtuar ai është parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Paparaci përmes burimeve mëson se, Burns në mesditë ka shkuar për takim në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Megjithatë, detajet e agjendës së tij mbeten të panjohura.Vizita e tij ka tërhequr vëmendje për shkak të mungesës së paralajmërimeve të mëparshme dhe për atë se nuk ka pasur informacion të qartë mbi arsyet e vizitës së tij.

Radio Evropa e Lirë të enjten ka fotografuar aeroplanin e ushtrisë amerikane të ndalur para zonës “VIP” në Aeroportin e Prishtinës.

Me këtë avion besohet se Burns ka udhëtuar nga Sarajeva në Beograd.

Ndërkaq, më 22 gusht ky aeroplan udhëtoi nga Beogradi drejt Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe në fund Kosovës, sipas ueb-faqes për gjurmimin e fluturimeve, Flightradar.

Pas mbërritjes, është parë një autokolonë duke u larguar nga zona “VIP” e aeroportit “Adem Jashari” drejt Prishtinës.

Kjo autokolonë është përcjellë nga makina të Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d