Dy vdekje të dyshimta në Gjilan dhe Prizren, policia nis hetimet

 

 

Dy vdekje të dyshimta janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës. Rastet kanë ndodhur në Gjilan dhe Prizren, me ç’rast policia ka nisur hetimet.

Policia ka raportuar se në Gjilan viktima ishte dërguar në Qendrën Emergjente për shkak të gjendjes shëndetësore, mirëpo nga mjeku kujdestar ishte konstatuar vdekja e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Edhe në Prizren është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësite përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d