E dhimbshme: Ndahet nga jeta në moshë të re mërgimtari nga Mitrovica

 

 

Një rast i dhimbshëm ka ndodhur në familjen Mehmedi nga Mitrovica. I riu Yll Mehmedi, i cili jetonte në Austri është ndarë nga jeta në moshë të re, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij, përmes një njoftimi në Facebook, ku bëhet e ditur se i ndjeri është varrosur në Austri, ndërkaq e pamja do të mbahet në Mitrovicë.

Njoftimi i plotë:

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

Te dashur familjarë, miq ju njoftoj se u nda nga jeta me i dashuri ynë Yll Mehmedi.

Varrimi është bërë në Austri, ndërsa e pamja do të mbahet në lokalet afer shkollës Musa Hoti, Mitrovicë nga data

24.08.2024 deri më 26.08.2024, nga ora 09:00 deri 17:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d