Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar më e ngarkuar del të jetë pika kufitare në Jarinje.
Qytetarët aty po presin deri në një orë pasi kolona është 250 metra për të dalë nga Kosova.
Te Dheu i Bardhë kolona është 200 metra, dhe mërgimtarët po presin deri në gjysmë ore. Pak më e ngarkuar raportohet edhe për pikën kufitare në Merdarë, ku pritjet janë deri në 20 minuta dhe kolona në dalje të saj është 100 metra.
Vendkalimet tjera kufitare janë më qetë, me pritje të zakonshme 3 deri në 5 minuta.