Forcat ukrainase kanë goditur sistemin e avancuar të mbrojtjes kundërajrore ruse S-300, në afërsi të Novoshahktinsk të rajonit Rostov.
Këtë e ka konfirmuar shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase që njoftoi se sulmi është kryer mbrëmë. “Shpërthimet janë mbikëqyrur nga afër. Saktësia e sulmit është shumë e lartë”, u tha nga shtabi i përgjithshëm – duke mos dhënë detaje lidhur me pasojat.
Lajmi vjen në kohën kur autoritet në rajonin rus Rostov, njoftuan se kanë rrëzuar disa raketa ukrainase në pjesën perëndimore të këtij rajoni.
Novoshaktinsk shtrihet në pjesën veriperëndimore të Rostov, afro 60 kilometra në veri të Rostov-on-Don, apo më mirë thënë 15 kilometra në lindje të kufirit me Ukrainën.
Bëhet fjalë për sistemin e mbrojtjes ajrore të epokës sovjetike S-300, që është dizajnuar për interceptimin e raketave me rreze të gjatë veprimi.
The strike of Ukrainian Defense Forces on an S-300 air defense position near Novoshakhtinsk, Rostov region of Russia – Ukrainian General Staff.
“A missile flew in, blew up the air defense,” people in the video say. pic.twitter.com/7BYm9X9CJ6
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en)August 21, 2024