AGK dorëzon në Kushtetuese komentet për Ligjin e KPM-së

 

 

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, bashkë me juristen e mediave, Flutura Kusari dhe me disa anëtarë të AGK-së, kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese komentet për Ligjin e ri të Komisionit të Pavarur për Media.

Ligji i ri për KPM-në ka ngjallur reagime dhe pakënaqësi edhe të ambasadorëve të shteteve mike në Kosovë.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka përcjellë rrugëtimin e këtij ligji nga viti 2021 dhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme që ligji të draftohet në harmoni me standardet kushtetuese dhe europiane, autoritetet publike nuk kanë treguar vullnet që t’i përgjigjen këtyre thirrjeve.

Ky rast gjyqësor është historik për shkak se është hera e parë që Gjykata Kushtetuese trajton rast që ka të bëjë me lirinë e medias dhe aktgjykimi do të krijojë precedentë që do të udhëheqë gjykatën për dekada me radhë. Ne shpresojmë që argumentet tona do të bindin Gjykatën që të shpalle ligjin kundërkushtetues”, thuhet mes tjerash në njoftimin e AGK-së.

Njoftimi i plotë nga AGK:

AGK dorëzon në Gjykatën Kushtetuese komente për Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dorëzuar sot para Gjykatës Kushtetuese komentet e saj në lidhje me Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM).

Ne argumentojmë që procedura e ndjekur gjatë ligjbërjes dhe nenet që rregullojnë përbërjen dhe funksionimin e komisionit, definicionin për mediat online dhe këshillin e ankesave janë në kundërshtim me Kushtetutuën e Kosovës dhe cënojnë, ndër të tjera, pavarësinë e KPM-së, të drejtën e lirisë së medias dhe parimin e barazisë gjinore.

Duke respektuar në plotni vendimarrjen përfundimtare të Gjykatës, ne konsiderojmë që nenet përkatëse duhet të shfuqizohen dhe meqë është e pamundur që ligji i kontestuar të mbijetojë pas shfuqizimit, i propozojmë Gjykatës Kushtetuese që këtë ligj ta shpallë kundërkushtetues.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka përcjellë rrugëtimin e këtij ligji nga viti 2021 dhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme që ligji të draftohet në harmoni me standardet kushtetuese dhe europiane, autoritetet publike nuk kanë treguar vullnet që t’i përgjigjen këtyre thirrjeve.

Ky rast gjyqësor është historik për shkak se është hera e parë që Gjykata Kushtetuese trajton rast që ka të bëjë me lirinë e medias dhe aktgjykimi do të krijojë precedentë që do të udhëheqë gjykatën për dekada me radhë. Ne shpresojmë që argumentet tona do të bindin Gjykatën që të shpalle ligjin kundërkushtetues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d