Malishevë: Babai i sulmon djemtë me shufër metali dhe ikë nga shtëpia, Policia vihet në ndjekje të tij

 

 

Jo rrallëherë fëmijët janë viktima të dhunës qoftë nga prindërit e tyre apo edhe anëtarë të tjerë të familjes. Në shumicën e këtyre rasteve, fëmijët janë edhe të moshës së mitur, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike, por ndodhë që edhe të rriturit të përfshihen në konflikte të tilla me baballarët.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në fshatin Panorc në Malishevë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se këtë herë viktima janë dy persona, të cilët dyshohet se i ka rrahur babai i tyre pas një mosmarrëveshje.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari i ka sulmuar djemtë, njëri i mitur e tjetri 25-vjeçar, duke i goditur me një shufër metali.

Si rezultat i raportimit të rastit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, por s’kanë arritur ta kapin të dyshuarin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndalimin pasi të sigurohet prezenca e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d