Pronari i një lokali në rajonin e Ferizajt është zënë duke e vjedhur energjinë elektrike.
Pas dyshimeve për keqpërdorim të energjisë elektrike nga ky konsumator, ekipet e kontrollit të KEDS-it aty hasën në një lidhje direkte në rrjet.Të gjitha pajisjet brenda kafenesë ky konsumator i kishte lidhur ilegalisht, për çka e tërë energjia elektrike e shpenzuar nuk faturohej fare.
Si pasojë, ky konsumator detyrohet t’ia rikthejë KEDS-it 10,397.16 euro nga humbjet e shkaktuara në rrjet.
Përveç kësaj, atë e pret edhe një proces gjyqësor ku mund të dënohet me gjobë dhe me burg deri në tri vjet.
Rryma t’kushton ma lirë!