Gruaja në Prishtinë në hall me ish burrin abuziv, e çon sërish në Polici pasi e shkeli urdhrin mbrojtës

 

 

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje. Si pasojë e dhunës, shumë gra pajisen edhe me urdhër të mbrojtjes nga Gjykata, mirëpo as kjo nuk respektohet nga burrat.

Gazeta mëson se në hall me ish bashkëshortin e saj është edhe një grua në Prishtinë, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë gjatë ditës së djeshme.

Bazuar në informacionet e para, i dyshuari 33-vjeçar e ka shkelur urdhrin që të mos kontaktojë me viktimën e as t’i afrohet – duke i dërguar mesazhe e madje i ka shkuar edhe në një lokal ku ish gruaja e tij ndodhej.

Përballë kësaj situate, e shqetësuar dhe e frikësuar, viktima e ka raportuar ish burrin në Polici dhe si rezultat është siguruar prezenca e të dyshuarit.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për veprën penale ‘Mospërfillje e Gjykatës’.

Ndryshe, kushdo që nuk i bindet ndonjë urdhri, vendimi apo aktgjykimi të plotfuqishëm, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d