Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot paradite në parkingun e qendrës tregtare “Mavrovasja”, në Shkup, për motive akoma të panjohura, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur jashtë makinës të së ndjerit, i cili ishte i shoqëruar nga një grua.
Ambulanca është në vendin e ngjarjes e cila po bën tërheqjen e trupit, derisa është konfirmuar vdekja e viktimës, raportojnë mediat atje.
Pritet që autoritetet më vonë të dalin me detaje rreth kësaj ngjarje.