Dy të vdekur nga Covidi në Kosovë- Drejtori i Infektivës së QKUK-së jep detaje për gjendjen e të prekurve të tjerë

 

 

Së fundi dhe në Kosovë është raportuar për rritje të rasteve me Covid -19. E drejtori i Klinikës Infektive Arben Visahaj, është deklaruar lidhur me  gjendjen në klinikën të cilën ai drejton, lidhur me trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Vishaj ka treguar se në Klinikën Infektive tashmë  janë të hospitalizuar 10 pacientë, dy nga të cilët po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Ndërsa  ka thënë se dy ditë më parë dy pacientë kanë përfunduar me vdekje, por që të dy kishin sëmundje të rënda kronike.

“Aktualisht në Klinikën Infektive i kemi të spitalizuar gjithsej 10 pacientë. Dy nga ta janë me oksigjeno-terapi. Dy ditë më parë në Klinikën Infektive dy pacient kanë përfunduar me vdekje. Njëri në moshën 80 vjeçare, i cili ka qëndruar në Klinikën Infektive dy orë, ngase ka pasur sëmundje tjera të rënda kronike. Dhe një pacient tjetër në moshën 67 vjeçare që lëngonte nga sëmundje të rënda kronike  i cili ishte duke u trajtuar më përpara në kliniken infektive. Për momentin në kliniken Infektive kemi mjaftueshëm oksigjeno- terapi, barna dhe stafi mbështetës të mjaftueshëm. Mendoj që nuk ka nevojë për panik. Jemi duke e përcjellur me vëmendje të shtuar situatën epidemiologjike dhe varësisht nga situata do të veprojmë”, tha ai./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d