Katër persona kanë raportuar në polici se derisa ishin në një aheng, disa persona kanë hyrë me forcë në shtëpitë e tyre, shkruan Prishtina Sot.
Ata kanë deklaruar se u është vjedhur një pistoletë, stoli ari dhe para të gatshme.
Rasti po hetohet.
Njoftimi i policisë:
VJEDHJE E RËNDË
Skenderaj / 17.08.2024 – 02:50. Katër (4) viktima meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa ishin në një aheng, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpitë e tyre dhe kanë vjedhur një pistoletë, një çantë me pajisje, stoli ari dhe para të gatshme. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.