Konvertimi i patentë-shoferëve ilegalë, Elshani paralajmëron gjoba deri në 1500 euro pas skadimit të afatit

 

 

Afati i caktuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës për konvertimin e patentë shoferëve nga ato ilegalet në ato të Republikës së Kosovës skadon më 23 gusht.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit tha se pas kësaj date këto patenta nuk do të tolerohen dhe se pronarët e tyre, nëse kapen duke vozitur, me shumë mundësi do të gjobiten nga 500 deri në 1500 euro.

Ai sqaron se lejet e diskutueshme që janë dhënë, siç thotë ai, nga “strukturat paralele”, ndërsa të tjerat që janë dhënë në Serbi, nuk janë problem.

“Nuk po flasim për patentë shoferë të Serbisë, por për ato të lëshuara nga struktura paralele, ilegale, një dokument të tillë e trajtojmë sikur nuk ekziston dhe për ne do të thotë që shoferi nuk ka patentë shofer. Në ato raste, me shumë mundësi do të shkruhet gjobë nga 500 deri në 1500. Më pas, shoferi mund të telefonojë dikë që ka patentë të vlefshme për ta marrë makinën ose për ta hequr atë nga rruga, nuk është problem edhe nëse nuk ka licencë”, tha Elshani për Kosovo-Online.

Ai tregon se ka edhe një problem tjetër, kur dikush drejton automjetin me autorizim dhe thotë se do të tolerohet deri në zgjidhje.

“Për ne patentë shoferi i vlefshëm është më i rëndësishmi dhe ne do të tolerojmë autorizimet”, deklaroi Elshani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d