Ekskluzive: Ky është 21 vjeçari që dyshohet për dhunimin e të miturës në Rugovë

 

 

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë vajzat dhe gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht. Kohëve të fundit janë shtuar edhe rastet e dhunimit të të miturave.

Një rast i tillë ka ndodh edhe në Rugovë të Pejës, para dy ditësh.Më 16 gusht, një burrë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën, rast ku i cili është raportuar në Policia.

Kjo e fundit, menjëherë pas trajtimit të ngjarjes, e ka arrestuar të dyshuarin.

Siç mëson Gazeta, i dyshuari është Besmir Saliuka, 21 vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se pas intervistimit, me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d