Presidenti i klubit turk “Fenrbahçe” është sulmuar gjatë ndeshjes së skuadrës së tij si mysafirë te Goztepe.
Ali Koc zbriti mes pjesëve në fushë dhe shkoi për t’i përshëndetur tifozët e Fenerbahces që kishin udhëtuar në numër të madh në Goztepe.
Mirëpo gjatë kthimit të tij në vend, tifozët vendas e kanë sulmuar atë duke gjuajtur gjëra të ndryshme nga shkallët e stadiumit, derisa presidenti i Fenerbahces për një moment u rrëzua në tokë.