Zgjedhjet parlamentare 2025 – cilat janë ndryshimet më të rëndësishme që duhet t’i dinë votuesit?

 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje të vendimit të presidentes Osmani për datën e zgjedhjeve për të filluar përgatitjet. Zgjedhjet që pritet të mbahen në fillim të viti 2025, do të jenë me disa ndryshime.

Së pari, votuesit do të kenë të drejtë të zgjedhin deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara kur janë zgjedhur deri në 5 kandidatë.

Së dyti, në ditën e zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohet vetëm pjesa e fletëvotimit ku qytetarët kanë votuar për subjektet politike dhe jo ajo e kandidatëve.

Kjo, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, do t’ia mundësojë Komisionit që brenda një kohe të shkurtër t’i publikojë rezultatet preliminare.

Ai ka thënë se ndryshimet e lartcekura do t’i dallojnë zgjedhjet e radhës nga ato të kaluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d