Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Gjilan, policia arreston shoferin

 

 

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Gjilan.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia në vendkalim të këmbësorëve ka goditur këmbësorin viktimë mashkull të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d