Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, njofton se për shkak të një problemi me transformatorin energjetik ka pasur probleme me ujë në disa zona, nga dje në mbrëmje e deri më sot në mëngjes.
Sipas njoftimit, zonat që kanë mungesë uji janë Çagllavica,lagjja Marigona 2, lagjja Qëndresa dhe zonat përreth. Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, njofton se për shkak të një problemi me transformatorin energjetik ka pasur probleme me ujë në disa zona, nga dje në mbrëmje e deri më sot në mëngjes.
Sipas njoftimit, zonat që kanë mungesë uji janë Çagllavica,lagjja Marigona 2, lagjja Qëndresa dhe zonat përreth.
“Për shkak të një problemi me një transformator energjetik dje në mbrëmje e që ka zgjatë deri sot në mëngjes në Impiantin e Trajtimit të ujit në Badoc, ka probleme me ujë në disa zona, me çrast ne kemi sanuar pjesërisht por tash trajtojmë 415l/s dhe po bëjmë përpjekje pas evitimit të defektit të shkojmë me mbi 500l/s”, thuhet në njoftimin nga KRU-Prishtina.
Tutje në njoftim thuhet se deri në orët e vona situata do të stabilizohet.