Minatorët pa rroga, Qeveria ndan 4 milionë euro për tejkalim të krizës

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se do të ndahen 4 milionë euro për Trepçën.

Ai ka thënë se më këto mjete do të ndahen për të tjekaluar krizën aktuale ku minatorët janë pa paga që dy muaj. Kurti bile kritikoi Trepçën duke thënë se nuk po nxjerrin mjaftueshëm xehe nga nëntoka, teksa ka punëtorë shumë.

“Në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur që të sigurojë pagat nga xehja e nxjerr. Duket se ka shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerrura nga nëntoka” – ka thënë ai.

Minatorë kanë paralajmëruar një protestë për nesër, para Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d