16-vjeçari shqiptar në Itali humb jetën tragjikisht në aksident, prindërit dhurojnë organet e tij

 

 

Një 16-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë që ka ndodhur pasditen e së dielës midis Brescia dhe Mantuas në Itali.

Siç raportojnë mediat italiane, Lorenzo Çela, u përfshi së bashku me katër persona të tjerë në aksidentin e rëndë dhe vdiq në spital për shkak të plagëve të rënda të marra.

Lorenzo, një lojtar i ri premtues nga Desenzano Calcio, po udhëtonte me makinë me të dashurën dhe nënën e saj. Për arsye ende të paqarta, automjeti i tyre u përplas me një automjet tjetër që vinte nga ana e kundërt. Nëna e të dashurës së Lorenzos ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

I riu është shpallur i vdekur klinikisht dhe tashmë pritet që të kryhen procedurat për heqjen e organeve.

16-vjeçari kishte një pasion të madh për futbollin dhe luante me ekipin e të rinjve të Desenzanos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d