KFOR nuk pritet të intervenojë për shuarjen e zjarrit në Prevallë derisa nuk rrezikohet jeta e njerëzve. Kjo është përgjigjja që KFOR i ka kthyer Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, pasi kërkuan ndihmën e tyre për stabilizimin e situatën në Parkun Kombëtar “Sharri”.
Qytetarë të shqetësuar kanë raportuar në adresë të Insajderit se zjarri ka filluar t’i afrohet edhe zonave të banimi, por për momentin nga AMM kanë konfirmuar për Insajderin se “vendbanimet e njerëzve për momentin nuk janë të rrezikuara”.
Nga Agjencia konfirmuar se fillimisht kishin kërkuar ndihmën e FSK, por që sipas tyre duhet intervenim nga ajri.
“Siç edhe keni mundur te informoheni edhe në rrjetet sociale te AMMK dhe DAPK “Sharri” në momentin qe ka filluar zjarri, zyrtarë të institucionit tonë kanë dalë mënjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar te intervenojnë. Paralelisht janë njoftuar dhe është kërkuar ndihmë edhe nga Policia e Kosovës dhe zjarrëfikësit. Pjesë e angazhimit për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve kanë qenë edhe vullnetarë“, than♪7 nga Agjencia.
“Meqë shuarja e zjarrit nga DAPK “Sharri” dhe zjarrëfikësit ka qenë e pamundur për shkaqe te konfiguracionit te terrenit, kemi njoftuar edhe FSK-in dhe KFOR-in. Sipas FSK është i nevojshëm intervenimi nga ajri për shuarjen e zjarrit, kurse me KFOR-in kemi komunikim te vazhdueshëm, por të njëjtit na kanë njoftuar se nuk do interveojnë nga ajri përderisa nuk rrezikohet jeta e njerëzve“, kanë deklaruar nga AMM për Insajderin.
Nga kjo agjenci bën me dije se dëmet materiale janë të mëdha.
“Përderisa vendbanimet e njerëzve për momentin nuk janë te rrezikuara nga zjarri, dëme shumë të mëdha dhe të parikuperueshme janë shkaktuar dhe vazhdojnë te shkaktohen në pasurinë natyrore te parkut kombëtar “Sharri”.
Tashmë Komuna e Prizrenit është themeluar Shtabi emergjent i përbërë me përfaqësues nga DAPK “Sharri” , Policia dhe Zjarrfikësit.
Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje edhe nga KFOR për të parë se si do të veprojnë në rastin konkret, por të njëjtit deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.