Parashikimi i motit për sot, temperatura maksimale deri në 39 gradë

 

 

Për sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-34 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 16 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 36 deri në 39°C.

Paralajmërohet kujdes për shkak të rrezikut nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d