Digjet deponia e mbeturinave ilegale në Kodrën e Trimave

 

 

Një zjarr i madh ka përfshirë Kodrën e Trimave në Prishtinë medistën e sotme.

Bëhet fjalë për një deponi ilegale të mbeturinave që është kapluar nga flakët.Komandanti i Zjarrfikësve të kryeqytetit, Malë Gashi, ka deklaruar se ekipet e zjarrfikësve janë dërguar në vendngjarje për të intervenuar.

“Ekipet i kemi dërguar për të intervenuar. Që disa ditë ka zjarr në atë pjesë. Aty është bërë një deponi ilegale e mbeturinave, në këtë rrugën kah Zona e Panaireve në Shkabaj”, tha ai.

“E kemi angazhuar edhe një kompani private me bagera për të intervenuar për largimin e mbeturinave. E kemi të vështirë shuarjen e zjarrit vetëm me ujë, për shkak se aty ka lloj lloj mbeturine”, tha Gashi. G

Gashi ka thënë se “dëme në shtëpi nuk ka, ka ndeshje të barishteve aty”.

“Po ashtu normalisht është shkaktuar ndotje e madhe e ambientit”, tha Gashi.

Gashi tha se nuk dihet ende se si ka ndodhur zjarri në këtë deponi.

Këtyre ditëve kur Kosovën e kanë kapluar vapa e madhe dhe temperaturat shkojnë mbi 35 gradë Celsius, janë krijuar shumë vatra të zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d