Situata në Lindjen e Mesme – Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe i bëjnë thirrje Iranit që të përmbahet nga sulmet

 

 

Protestat për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh janë duke u zhvilluar akoma në qytetin jugor të Sidonit, në Liban.

Tre shtetet evropiane, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë reaguar për konfliktin e krijuar. Ata kanë lëshuar një deklaratë, ku i bëjnë thirrje Iranit dhe aleatëve të tij që të përmbahen nga sulmet që do të përshkallëzojnë më tej tensionet rajonale dhe që rrezikojnë dakordimin për armëpushim.

Sipas Euro News, të tre vendet gjithashtu mirëpritën edhe punën e palodhshme dhe kontributin e partnerëve në Katar, Egjipt dhe Shtetet e Bashkuara drejt një marrëveshjeje për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d