Kosovë – shtatë pacientë të infektuar me Covid-19 kurohen në Klinikën Infektive

 

 

Në Klinikën Infektive të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, aktualisht janë të hospitalizuar shtatë pacientë me Covid-19.

Nga ky numër, tre pacientë janë në terapi me oksigjen, ndërsa njëri prej tyre është duke u trajtuar në mjekimin intensiv. Arben Vishaj, drejtori i Klinikës Infektive, ka shpjeguar se Covid-19 tani është një sëmundje e zakonshme në vend dhe nuk paraqet më emergjencë të madhe.

Covid-19 nuk është më një situatë emergjente që kërkon masa strikte izoluese. Megjithatë, përherë ndodhin raste sporadike,” tha Vishaj për RTK.

Ai theksoi se, megjithatë, nuk pritet një fluks i madh që të tejkalojë kapacitetet e Klinikës Infektive.

Në këtë periudhë, Vishaj u bën thirrje qytetarëve të ruajnë vigjilencën e duhur dhe se nëse ndiejnë simptoma të ngjashme me ato të gripit, si kollë, temperaturë, ose rrjedhje nga hundët, është e rëndësishme që të qëndrojnë në zona të mbyllura për të mos e përhapur infeksionin.

Ai rekomandon që qytetarët që ndjejnë simptoma të Covid-19 të konsultohen me mjekët në qendrat e mjekësisë familjare dhe, në rast se situata përkeqësohet, të kërkojnë ndihmë në Klinikën Infektive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d