Një burrë është gjetur dje në mëngjes pa shenja jete në Prishtinë. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka nisur tashmë hetime.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Prishtinë /21.12.2023 – 05:30. Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Prishtina Sot/