‘Shekulli i popullit shqiptar’ – Kuka: Kosova e Shqipëria me 5 medalje olimpike

 

 

Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka, ka uruar Shqipërinë me rastin e fitimit të dy medaljeve olimpike në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kuka ka thënë se ky është shekulli i popullit shqiptar, pasi përveç Shqipërisë edhe Kosova ka fituar dy medalje në Paris, duke çuar në pesë numrin e medaljeve olimpike.

“Shqipëria dy medalje olimpike. Shteti ynë amë fitoj medalje olimpike, dy të bronzta. Gëzuar e urime… Kosova me dy medaljet e Parisit tashmë plot pesë copa”.

“Shekulli i popullit shqiptar”, ka shkruar trajneri më i suksesshëm në historinë e sportit mbarëshqiptar, Driton Kuka.

Ndryshe, Shqipëria ka arritur t’i fitoj dy medaljet e para olimpike në historinë e saj.

Kuqezinjtë kanë triumfuar në sportin e mundjes, derisa kanë marrë dy medalje të bronzta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d