Ushtarët ukrainas largojnë flamurin rus nga ndërtesa në Kursk të Rusisë, publikohen pamjet

 

 

Të tjera pamje janë publikuar nga brenda Kursk-ut të Rusisë, ku po zhvillohen dyluftime mes ukrainasve dhe rusëve.

Në videot e fundit të shpërndara në rrjetet sociale, shihen dy ushtarë të veshur me uniformë ukrainase në, siç raporton BBC, Sverdlikovo, fshat në rajonin e Kurskut të Rusisë, përcjell Insajderi.

Në bazë të pamjeve, shihen te dy ushtarët duke larguar flamurin rus.

Edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar dyluftimet që po bëhen në zonën e Kurskut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d