“Rrogat e vogla”, kosovarët futen në kredi mbi 5 miliardë euro

 

 

Numri i qytetarëve që kanë marr kredi nëpër bankat komerciale në Kosovë është rritur mbi 6 mijë deri në qershor të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Afro 87 mijë qytetarë u janë drejtuar bankave të Kosovës për kredi në gjashtëmujorin e parë. Ndërkaq, shuma e përgjithshme e kredive në sektorin bankar deri në muajin qershor është mbi 5 miliardë euro, për çka nga njohësit e ekonomisë vlerësohet si shqetësuese. Derisa, norma mesatare e interesit ka shënuar një rënie të lehtë.

Përkundër kësaj, qytetarët ankohen për kamatat e larta, për çka thonë se po kanë vështirësi në kthimin e mjeteve. Ata potencojnë se për shkak të pagave të ulëta, po detyrohen të marrin kredi.

Përveç rritjes së kredive, edhe depozitat kanë arritur vlerën prej 6.13 miliardë euro, duke shënuar rritje për 67.67 milionë euro.

Ndërsa, fitimi i pastër i bankave komerciale në vend nga janari deri në maj të këtij viti ishte 73.6 milionë euro. Kurse, profiti i institucioneve mikrofinanciare dhe financiare jo bankare ishte 8.2 milionë euro gjatë kësaj periudhe, me një normë interesi në kredi 19 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d