Ekskluzive: Rrahje mes tre personave në Gjakovë, dyshohet se u përfshi edhe një polic

 

 

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë.

Mbrëmë në qytetin e Gjakovës ka ndodhur një rrahje mes tre personave, ku dyshohet se një polic ishte i përfshirë në këtë rrahje.

Gazeta mëson se dy persona janë përleshur me një pjesëtar të Policisë afër Çarshisë së Vogël në qytetin e Gjakovës.

Nga pamjet e siguruar, shihet se Polici bashkë me dy qytetarë fillojnë rrahjen, siç mëson Sinjali për motive të ulëta.

Gazeta do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d