Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e mitura, ndërsa shpesh të dyshuar, janë persona të së njëjtës moshë, të cilët krijojnë raporte intime me to dhe i keqpërdorin seksualisht.
Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur në Novobërdë, ku një vajzë e mitur dyshohet të jetë dhunuar seksualisht nga një person. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një vajzë 16-vjeçare, e cila dyshohet se është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale nga i dyshuari 25-vjeçar.
Gaazeta ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që ra në prangat e Policisë është Bardhyl Prekorogja, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Për gjithë ngjarjen është deklaruar vet viktima, e cila para hetuesve policorë ka rrëfyer për raportin që ka pasur me të dyshuarin.
Sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka marrë viktimën dhe e ka dërguar në një restorant, ku nën kërcënimin e thikës ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj.
Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të hapet rasti si “Dhunim”.Veprimet e tjera do të ndërmerren pasi të sigurohet prezenca e të dyshuarit.
Gazeta do të iu mbajë të informuar lidhur me detajet e reja të rastit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.