James Rodriguez zgjedh fituesin e Topit të Artë – nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

 

 

Me ceremoninë e Topit të Artë të vitit 2024 vetëm dy muaj larg, ish-ylli i Real Madridit, James Rodriguez ka menduar se kush duhet ta marrë çmimin në shtëpi.

Duke folur në një intervistë për ‘Un poco de Policanger’, mesfushori kolumbian dha vlerësimin e tij, duke shmangur yjet si Vinicius Jr dhe Jude Bellingham, të cilët shihen si favorit.

“Për mua, nëse po flasim për tituj, Dani Carvajal e meriton. Ai ka luftuar shumë dhe ka luajtur mirë gjatë gjithë sezonit”, ka thënë fillimisht Rodrugez.

“Jude Bellingham? nuk jam i sigurt. Vinicius? Copa America e tij nuk ishte e mrekullueshme”, përfundoi ylli kolumbian.

Ndërsa Carvajal definitivisht meriton një vend në podium, nuk është mjaft e drejtë të përjashtohen Jude dhe Vini Jr vetëm sepse ata nuk fituan një trofe me ekipet e tyre kombëtare.

Nëse France Football do të shkonte me këtë logjikë, Cristiano Ronaldo dhe Luka Modric nuk do ta kishin marrë kurrë çmimin në 2014 dhe 2018 respektivisht – dhe ata e meritonin 100%. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d