Trupi i pajetë në IML është i Faton Hajrizit.
Kjo është konfirmuar për Indeksonline, nga avokati i familjes së Faton Hajrizit, Arianit Koci. Ai në një prononcim tha se e ka parë trupin e Fatonit dhe se gjendja e trupit është jo e mirë.
Po ashtu merr vesh se tashmë ka filluar procesi i autopsisë në trupin e Faton Hajrizit.
Të pranishëm në procesin e autopsisë janë prokurori dhe avokati i familjes Hajrizi./Indeksonline/