Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu, ka reaguar ndaj konvertimeve të fundit të disa qytetarëve në fenë katolike.
Ai ka kërkuar nga të konvertuarit që t’i ndalin fyerjet.
Në profilin e tij në Facebook, Musliu ka paralajmëruar se durimit mund t’i vijë fundi.
“‘Rrini bre, jo po shkojm, Ani shkoni n….’. Ama ju ‘Patriota’. Konvertohuni e ç’konvertohuni e shkoni ku e kah te doni, por fyerjet ndalni, sepse durimit dikur mund ti vije fundi …!”, ka shkruar Musliu.