Autobusi i “Barileva Turist” kontrollohet 9 orë në Hungari për drogë – udhëtarët rrëfejnë tmerrin

 

 

Një autobus i kompanisë “Barileva Turist” është ndaluar në kufirin hungarez nga autoritetet hungareze për shkak të dyshimeve me narkotikë.

Gazeta menjëherë dje ka kontaktuar me kompaninë në fjalë, por ata kanë demantuar gjithçka që është thënë në media në lidhje me rastin.

“Ka qenë kontroll rutinë, udhëtarët janë njoftuar se kontrolli po realizohet për të gjitha kompanitë për dyshimet me narkotikë. E demantoj çdo lloj informate që po qarkullon në media. Autobusi ka kalu kufirin dhe momentalisht ndodhet në Duseldorf të Gjermanisë”, ka thënë dje një nga zyrtarët e “Barileva Turist”.

Një person i cili thotë se ka udhëtuar me atë autobus drejt Gjermanisë, ka thënë diçka krejt tjetër.

Ai bashkë me një video ku shihen të gjitha valixhet e hapura në tokë, ka thënë se kur zyrtari i “Barileva Turist” kishte thënë se autobusi ishte në Gjermani, ata ishin ende duke u kontrolluar në kufirin Serbi-Hungari.

“Kam disa informacione sa i përket këtij artikulli, ne ishim personalisht aty. Kam edhe disa foto për të cilën e lënë ta demantojnë “Barileva Turist”. Është rrenë të thuhet se autobusi është në Düsseldorf kur ne ishim ende rrugëve të Hungarisë. Kemi qenë nga ora 15:00 deri ne ora 00:16 ne kufi. Të gjithë koferat dhe çantat u kontrolluan, shoferet i mori Policia dhe nuk i liroi. Më vonë pyeta policët kufitar se çfarë po ndodh dhe pse, më thanë se kanë gjetur gjëra narkotike ne shishën apo bocën e zjarrfikësit sipas Policisë Hungareze”, ka thwnw ai.

Lajmi.net ka kontaktuar përsëri me kompaninë “Barileva Turist” e ata përsëri e kanë demantuar deklaratën e udhëtarit të tyre

Ata kanë thënë se pritja ka zgjatur vetëm 4-5 orë dhe bashkë me autobusët dhe udhëtarët, edhe shoferët e kompanisë kanë arritur në Duseldorf ku ishte destinacioni i autobusit.

Ai ka treguar se për të njëjtën arsye janë ndaluar tre autobusët e kompanisë së tyre, dhe një autobus i një kompanie bullgare.

“Dyshimet i kanë pas te këto aparatet për shuarjen e zjarrit që janë në autobusa si të zjarrfiksave, ata e kanë marrë me provu a është aktiv edhe atë prashakun mrena që e ka kanë dyshu kanë thënë që ka të bëj dicka me lëndë narkotike. E pastaj u desht me e prit ekspertizën deri sa ka ardhur, diku 4-5 orë edhe nuk ka dal kurgja ka qenë krejt reale po ata i kanë pas dyshimet e veta edhe pastaj ka vazhdu autobusi edhe udhëtarët edhe krejt. Pas kontrollit nuk ka pas absolutisht kurrfarë problemi, autobusi ka mbërri edhe në Duseldorf të Gjermanisë edhe shoferat edhe të gjithë edhe kurrfarë problem s’ka pas. Dy firma i kanë ndalu, edhe një firmë bullgare edhe firmën tonë për të njëjtin rast. Ne I kemi pas trë autobusa aty, të treve jau ka kontrollu aparatat, dy kanë thënë në rregull po doken te i treti po kemi dyshime sepse ai prashaku ka qenë më i vjetër. Atyre paisjeve iu bëhet servisimi çdo 6 muaj edhe është dal më i trash ai lëngu brenda që e ka edhe kanë thënë po na doket i dyshimtë duhet me qu në ekspertizë edhe e kanë qu në ekspertizë e pastaj çdo gjë ka qenë në rregull”, ka thënë një nga zyrtarët e kompanisë turistike “Barileva Turist”./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d