Një minator është plagosur gjatë paradites së sotme në një nga galeritë private në Zonën D të minierës së Bulqizës.
Mësohet se minatori me iniciale N.A është aksidentuar gjatë punës teksa punonte për nxjerrjen e kromit.
I aksidentuari fillimisht është pikasur nga kolegët e tij të cilët kanë bër të mundur nxjerrjen e minatorit nga galeria dhe më pas është dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku i është dhënë edhe ndihma e parë, raporton Topchanel.
Sipas informateve nga mjekët i aksidentuari kishte marrë plagë në kokë dhe në trup gjë që i kanë detyruar ta nisin drejt spitalit të traumës në Tiran për një mjekim më të specializuat pasi në Spitalin e Bulqizës ka mungesë të mjekëve kirurg.