Plot djemë të mirë ka Kosova, një 16 vjeçar e gjen kuletën me plot para në Ferizaj, e dorëzon në polici

 

 

Mbrëmë rreth orës 22:30, një qytetar nga Ferizaj, B.Gashi 16 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të  humbura në Ferizaj. Ai menjëherë  e ka njoftuar policinë  dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në  Ferizaj.

Në ndërkohë është paraqitur edhe pronari i portofolit të humbur F.B, për ta lajmëruar rastin .

Pas procedurave të  verifikimit të  pronarit, në prani të  policisë, pronarit i kthehen paratë 625 euro dhe dokumentet tjera.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë  në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin B. Gashi për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në  stacionin e policisë .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d