Kthimi i trupit nga Serbia, MPJD: Po kryhen procedurat mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij

 

 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është deklaruar pas kthimit të trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, në orët e para të së premtes.

Në njoftimin për media, MPJD ka thënë se institucionet përkatëse po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij,

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë. Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftim.

Faton Hajrizi, i dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij në Loznicë të Serbisë, u vra më 19 korrik në Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d