Pasi u konfirmua se i vrari në Serbi është Faton Hajrizi, reagon vëllai i tij

Sot, kur edhe zyrtarisht është konfirmuar se personi i vrarë nga forcat serbe është Faton Hajrizi, ka reaguar vëllai i tij Artan Hajrizi.

“Kurrë këtë ditë se kam menu që me len vllavi jem si i gjallë e si i vdekur ti je në shpirtin tem”, ka shkruar ai në Facebook.

Theksojmë se Faton Hajrizi me 6 korrik ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës dhe ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.

Pas disa ditëve, u shpall në kërkim edhe nga autoritetet serbe, meqë dyshohej për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë të Serbisë.

Vetëm pastaj, ai u raportua se u vra në territorin e Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d