U dhanë afro 3 mijë euro vetëm për një – ku mbetën biçikletat e kryeqytetit?

 

 

Komuna e Prishtinës vitin e kaluar kishte dhënë tender për një projekt me të cilin kishte qëllim ta furnizonte kryeqytetin me biçikleta e që vetëm për një u dhanë mbi afro 3 mijë euro. Por, edhe pas një viti këto biçikleta nuk janë në shërbim të qytetarëve, ndonëse kontrata është në përfundim.

Me 14.08.2023 Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën “Furnizim me biçikleta për Kryeqytetin”.Vlera e parashikuar e kësaj kontratë ishte 500 mijë euro. Ndërsa vetëm për një biçikletë u dhanë 2 mijë e 744 euro.

Në gusht të vitit 2023, kur edhe u dha tenderi Komuna kishte bërë të ditur se ka porositur 100 biçikleta për t’u mundësuar qytetarëve lëvizje më të lehtë në qytet, shkruan Insajderi.

Madje, duke dhënë edhe një afat kohor dymujor.

Për këto 100 biçikleta do të jenë 10 stacione.

Por, edhe pse po bëhet pothuajse një vit nga nënshkrimi i kësaj kontrate që për një biçikletë u dhanë mbi 2 mijë euro, ende asnjë nuk është në shërbim.

Për rastin ka folur nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, tha se biçikletat kanë arritur që një kohë dhe projekti është pothuajse i gatshëm.

Projekti i biçikletave të Prishtinës është pothuajse i gatshëm! Biçikletat dhe pjesët përcjellëse kanë arritur në Prishtinë që një kohë, por sistemi i pagesave dhe pjesa softuerike kanë marrë më shumë kohë sesa kemi planifikuar“, tha Zogaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d