Një aksident me fatalitet ndodhi pasditen e djeshme në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ku një veturë goditi për vdekje një grua, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Gazeta ka mësuar se gruaja e cila humbi jetën këtë aksident është Zealine Toshi, shtetase e Shqipërisë e cila kishte jetuar në Ferizaj.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli, konfirmoi mbrëmë lajmin për Sinjalin, ku bëri të ditur se viktima humbi jetën në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda. Ndërkaq, shoferi i veturës, i cili fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ishte dorëzuar më pas në stacion policor.
I dyshuari që shkaktoi aksidentin është një 18-vjeçar dhe ndaj tij tashmë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.