Policia e Kosovës ka arrestuar gruan nga Fushë Kosova që dëmtoi tri vetura që sipas saj ishin parkuar keq në trotuare.
Ajo u incizua duke goditur veturat me një mjet të fortë ku si pasojë ka thyer xhamat. Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti tha për Insajderin se pas arrestimit e dyshuara është dërguar për ekzaminim psikiatrik.
“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për dëmtimin e tri automjeteve në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë Kosovë. Policia menjëherë ka arrestuar personin e dyshuar, e cila është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor ( është lënduar) dhe ekzaminim psikiatrik. Ndaj të dyshuarës B.M, femër është hap rast, për veprën penale Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë. Pas përfundimit të trajtimit mjekësor, do të kryhen procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë”, tha më tutje Ahmeti.