Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Florim Zanit, personit i cili nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra pasi u sulmua nga një mjet i mprehtë nga dy persona ditën e djeshme në fshatin Zllakuqan të Lipjanit.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot nga ora 16:00, në varrezat e fshatit Zllakuqan.Ndryshe, dy personat e identifikuar si të dyshuar tashmë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Gazeta mësoi ekskluzivisht se bëhej fjalë për Skender Krasniqin dhe të birin e tij, Taulant Krasniqin, dy sulmuesit e viktimës.
E përveç viktimës, i plagosur mbeti edhe një person tjetër, i cili është i moshës së mitur, A.Zani.
Burimet kanë bërë me dije se konfliktit i ka paraprirë një përleshje fizike ku janë përfshirë palët dhe më pas është përdorur edhe mjeti i mprehtë.Dy personat që u plagosën pësuan lëndime të rënda trupore, por i ndjeri Zani nuk arriti t’i përballojë dhe vdiq.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.