“Po çuditna…” – Flet avokati i të burgusorit që u arratis: Tani fola me gruan e tij

 

 

Lorik Xhemshiti është i burgosuri që u arratis mëngjesin e sotëm nga reparti i Hematologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Arratisja e tij u konfirmua për Gazeta  nga avokati i Lorikut, Mehdi Kozhani.Avokati tha se këtë e mori vesh nga bashkëshortja e Lorik Xhemshitit.

Mirëpo, për avokatin Mehdi Kozhani, është e cuditshme se si ka arritur që klienti i tij të ik nga spitali, pasi që sipas tij gjendjen shëndetësore e ka pasur të rëndë.

“Fola pak më herët me bashkëshorten e tij. Ajo më tregoi sepse asaj i kishin treguar nga Policia. Unë po cuditem se si ka arritur që të ik nga spitali. Ai ka vuajtur nga dy sëmundje dhe gjendjen nuk e ka pasur të mirë. Vetëm nëse e ka bërë nga presioni psikologjik, mirëpo prapë nuk është mirë. Cdo tri ditë ai duhet ta marrë një injeksion për njërën nga sëmundjet e tij dhe marrja e tij është obligative”, tha Kozhani për Gazeta Insajderi.

“Nuk është mirë me ba këso veprimesh. Tash ai ka bërë vepër tjetër penale me ikjen e tij. Shtetit as nuk mundesh e as nuk duhet me i ik”, tha ndër të tjera avokati i Lorik Xhemshiti.

Gazeta pati raportuar për arrestimin e Lorik Xhemshitit, nënës së tij dhe vëllaut.

44 vjeçari dyshohet për veprën penale fajde dhe detyrim.Ndaj tij dhe dy familjarëve të tjerë, u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.Mirëpo, gjendja shëndetësore e Lorik Xhemshitit ka bërë që ky i fundit të dërgohet për shërim në QKUK.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d