Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot ka vizituar Mitrovicën e Veriut.
Ai atje u pyet nga gazetarët për mbylljen e nëntë degëve të Postës së Serbisë në veri, gjë që u kritikua nga ndërkombëtarët.Sveçla tha se është normale ajo çfarë po bëjnë institucionet e Kosovës.
“Çfarë janë duke bërë institucionet e Kosovës është shumë normale. Ato nuk kanë pasur licencë”, tha Sveçla.
Ai foli edhe për hapjen e Urës së Ibrit, veprim i cili nuk po përkrahet nga ndërkombëtarët.
“Ura do të hapet, nuk ka asnjë arsye që të mos hapet. Tash, kur do të hapet është çështje e vlerësimit të ekspertëve”, tha ai.