Dramat e familjes Islamaj/ Sot vr*u gruan me sëpatë, më herët babai i tij kishte vra*ë tri gra të tjera

 

 

Dramat e familjes Islamaj në fshatin Shalës të Sarandës duket se e kanë pikënisjen vite më parë. Origjina e tyre është nga fshati Markat i Bashkisë së Konispolit, pak kilometra larg Shalësit.

Huso Islamaj, 69 vjeç, i cili dyshohet se vrau bashkëshorten e tij me sëpatë në orët e para të mëngjesit, njihej si person problematik nga bashkëfshatarët e tij.

Por me tepër se kaq, krimi i vrasjes duket se i ka rrënjët më të thella në këtë familje. Babai i Huso Islamajt, i njohur në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje.

Dhe të trija kanë qenë bashkëshortet e tij.

Njërën nga bashkëshortet e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë, duke e çuar në tri numrin e viktimave.

Ai njihej si njeri shumë i dhunshëm në fshat, duke kryer edhe veprime shtazarake ndaj bashkëshorteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d