Ekskluzive: Një mjek i QMF-së në Vushtrri arrestohet për sulm seksual, denoncohet nga një paciente

 

 

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve e sulmeve seksuale. Raste të tilla jo rrallëherë ndodhin në hapësira publike, kafeteri e biznese të ndryshme e madje edhe në institucione publike. Një rast i tillë po dyshohet se ka ndodhur së fundmi në Qendrën e Mjekësisë Familjare 1 në Vushtrri.

Policia Rajonale në Mitrovicë sot njoftoi se është arrestuar një person nën dyshimin për sulm seksual, i cili ka përfunduar në ndalim policor, por pa dhënë detaje të tjera. Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për një mjek të QMF-së 1 në Vushtrri, i cili është denoncuar nga një paciente.

Kjo e fundit, bazuar në informacionet e para, e ka denoncuar mjekun për sulm seksual, rast ky që dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e 4 gushtit.

Burimet  kanë bërë me dije se sipas viktimës, teksa mjeku ka qenë duke e kontrolluar, ia ka larguar bluzën që e kishte pasur të veshur për ta vazhduar më tutje kontrollin dhe aty dyshohet se i ndodhi e papritura.

Pacientja 28-vjeçare po pretendon se mjeku ka filluar me prekje në gjoks, derisa ajo detyra që ta ndalë dhe të largohej.

Denoncimi i saj i ka vënë në lëvizje Policinë dhe Prokurorinë, me ç’rast gjatë ditës së djeshme janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Pasi është siguruar prezenca e mjekut të dyshuarit, i njëjti është intervistuar dhe ka dhënë versionin e tij të rastit.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shteti ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Sulm seksual”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d