Berisha s’e pranon humbjen në Himarë, thirrje për “kryengritje paqësore”: Të drejtat fitohen me zemërim

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha vijon të mos pranojë humbjen për bashkinë e Himarës, teksa deklaroi sërish gjatë fjalimit nga dritarja e banesës së tij, se zgjedhjet u manipuluan.

Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve se “të drejtat dhe liria nën pushtimin e një regjimi nuk fitohen kurrë me fjalë, por me zemërim, me revolta të pandalshme dhe me sakrifica”.

“Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira”, tha Berisha, teksa fliste para një grupi mbështetësish që qëndronin nën dritare.

Më tej Berisha u bëri thirrje gjithë forcave politike opozitare, të pyesin veten, se “çfarë opozite janë, nëse nuk u rikthejnë votën e lirë shqiptarëve”.

“Sonte u bëj thirrje të gjithë forcave politike opozitare: pyeteni veten, çfarë opozite jemi ne në qoftë se nuk u rikthejmë votën e lirë shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d